Dogana heq tarifën e skanimit për mjetet që sjellin ndihma

232

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që sjell ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.

DPD në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania bën me dije se ka mundësuar nga sot në sistem mospagimin e kësaj tarife për këtë kategori mjetesh, që sjellin ndihma humanitare për një afat 30 ditor.

Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga tërmeti.