Dogana greke mbyll sërish traun për shqiptarët, ja çfarë do ndodhë pas 24 orësh

635
Pas prishjes së sistemit në doganat greke për dy ditë, sërish probleme për shqiptarët që duan të kalojnë në shtetin fqinjë. Policia në pikën kufitare të Kakavijës njofton se pala greke do të mbyllë sërish doganën për shqiptarët për shkak të një greve që do zhvillohet atje.
Kështu nga ora 07:00 e datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017 nuk do të lejohet kalimi i asnjë mjeti, por vetëm i këmbësorëve.
DEKLARATA
Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas.
Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.
Policia Kufitare kërkon mirkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufutar duke sjellë konfuzion.
Ju falenderojmë për mirkuptimin!
Sigal