Dogana, Agjencia e informacionit, Siguria Elektronike, Pastrimi Parave, Avokati Shtetit, SHIU, ish-komunat, policët e bashkive

616
Përparim HALILI
Shtesë mbi pagat mujore për çdo shërbim jashtë orëve të normuara të punës, përfitojnë punonjësit me arsim të lartë në Spitalin Ushtarak dhe në Ministrinë e Shëndetësisë
Absurd në Vendimin e Këshillit të Ministrave për rritjen e pagave e shtesave të tyre, qëndron në faktin se këto u rriten titullarëve të lartë të institucioneve e vartësve të tyre në vlerë 10-15” më të larët se paga mujore minimale, ndërsa punonjësve të thjeshtë në institucione e shërbime publike, u rriten pagat sa 5-10% e shtesës së drejtuesve të tyre! 
Është krijuar një debat deri brenda familjeve, lidhur me dy vendimet e këshillit të Ministrave për rritjen e pagave dhe akordimin e shtesave për shërbime të specifikuara për kategori të ndryshme vendesh pune e funksionesh që kryejnë punonjësit të cilët paguhen nga buxheti i shtetit. Nisur prej nivelit të ulët të pagave dhe prej diferencimit të bërë në këto trajtesa financiare në rritje e shtesa pagash, punonjësit që nuk janë as zyrtarë e as titullarë institucionesh apo shërbimesh shtetërore, me të drejtë kanë reaguar dhe po kërkojnë të trajtohen me rritje e shtesa page, për vështirësitë e punës që kryejnë dhe kushtet në të cilat kryejnë punët që kanë detyrim. ka një fakt absurd në vendimin e këshillit të Ministrave për rritjen e pagave: pagat dhe shtesat e pagave, u rriten titullarëve të lartë të institucioneve dhe vartësve të tyre sa afro pagat e punonjësve të thjeshtë, ndërsa punonjësve të thjeshtë në institucione e shërbime publike u rriten pagat sa 5-10% e shtesës së drejtuesve të tyre! Vendimi i Këshillit të Ministrave, i datës 8 mars 2017, për rritjen e pagave në disa nga sektorët e shërbimeve publike civile e ushtarake, ka shkaktuar reagime të ashpra dhe publike edhe prej punonjësve në institucionet dhe shërbimet publike që trajtohen me strukturë e fonde pagash, të përcaktuara nga shteti. Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim prej kryeministrit, se përse rritja e pagave u bë me përzgjedhje sektorësh të shërbimit publik si mjekësia, policia, diplomacia, arsimi, qeverisja vendore bashki e qarqe, ushtria, policët bashkiakë, gardistët e profesorët. Ka pasur reagime edhe nga sektorë të tjerë shërbimesh publike, pagat e të cilëve përballohen me fondet e buxhetit të shtetit, të cilët kërkojnë rritje page, sidomos ato kategori punësh e profesionesh që janë në nivelin e pagës minimale. Pas publikimit dhe trajtimit në gazetën “Telegraf”, të diferencimit të rritjes së pagave vetëm në disa sektorë të përzgjedhur nga kryeministri dhe kupola e “rilindjes”, në redaksi kanë ardhur shumë reagime nga punonjës e madje nga pensionistë, invalidë, jetimë et., të cilët e kanë konsideruar padrejtësi këtë përjashtim nga skema e rritjes së pagave. Prej punonjësve civilë e ushtarakë të sektorëve përfitues nga ky vendim, rritja pagave është konsideruar si mundësi e shtuar financiare, paçka se edhe në këtë rritje të bërë me përqindje, rritje më të lartë page me vlerë nga 10, deri në 20 mijë lekë në muaj, përfitojnë drejtuesit e lartë në polici, në arsim, shëndetësi dhe në administratën publike të pushtetit lokal. Sot, po publikojmë vendimet e Këshillit të Ministrave, për rritjen e pagave në disa sektorë të tjerë të shërbimeve shtetërore, të pasqyruara në tabelat përkatëse, zbatimi i të cilave nis nga data 1 mars 2017. Kujtojmë, që Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 187, datë 8 mars 2017, nuk trajton punonjësit që paguhen me pagë minimale mujore sa 10% e pagës mujore të një deputeti, sa 15% e pagës së një ministri, por ndryshon me rritje edhe më të lartë financiare, strukturën niveleve të pagave të nëpunësve civilë, të nëpunësve, zv/ministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, në administratat e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe në disa institucione të pavarura, në të gjithë institucionet në varësi të kryeministrit, në institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe në administratat e prefektëve të qarqeve.
• Shtesë page mujore për kushte pune, për specialistët dhe titullarët e institucionit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit 
• Pagat dhe shtesat mujore për kushte pune, për specialistët dhje titullarët e institucionit në Inspektoratin Qendror dhe në Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurisë Elektronike
• Pagat dhe shtesat mujore për kushte pune për specialistët dhe titullarët në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
• Pagat e reja mujore për punonjësit në Dogana
• Pagat e reja mujore për Avokaturën e Shtetit në nivel qendror dhe vendor
• Pagat dhe shtesat mujore për natyrë të veçantë pune dhe vështirësi shërbimi të specialistëve civilë dhe zv/drejtorët e përgjithshëm Shërbimin Informativ të Ushtrisë (SHIU)
• Pagat e reja për punonjësit e trupës artistike në Qendrën e Kulturës, medias, botimeve të Mbrojtjes dhe trupës artistike në batalionin Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
• Pagat dhe shtesat mujore për kushte pune për specialistët dhe titullarët në Komisionet vendore të Trajtimit të Titujve të Pronësisë për Tokën Bujqësore, pranë Prefektit të Qarkut
Përfitojnë punonjësit me arsim të lartë në Spitalin Ushtarak dhe në Ministrinë e Shëndetësisë
Pagesa shtesë për shërbime të mjekëve roje në ditë pushimi javor e festash, si dhe shërbimet në urgjencat e spitaleve 
VKM, datë 15 mars 2017
Për çdo shërbim rojë 24 orë pa ndërprerje, jepet ky shpërblim mbi pagë 
Në qendrat spitalore universitare 
Mjek roje i parë
1. Ditët e zakonshme: 6 000 lekë 
2. Ditët e shtuna: 7 000 lekë 
3. Të diela dhe festa: 8 000 lekë 
Mjek roje i dytë
1. Ditët e zakonshme: 5 600 lekë 
2. Ditët e shtuna: 6 400 lekë 
3. Të diela dhe festa: 7 600 lekë 
Në institucionet e tjera mjekësore
Mjek roje i parë 
1. Ditët e zakonshme: 5 600 lekë 
2. Ditët e shtuna: 6 000 lekë 
3. Ditët e diela e festa: 7 000 lekë 
Mjek rojë i parë Mjek rojë i dytë
1. Ditët e zakonshme: 5 200 lekë 
2. Ditët e shtuna: 5 600 lekë 
3. Të diela dhe festa: 6 600 lekë 
Shtesa të veçanta për mjekët 
1. Shtesë 18 mijë lekë në muaj: Mjekët e spitaleve në shërbimin e urgjencës, shërbimin e reanimacionit, shërbimin e hemodinamikës, njësinë e aksidenteve cerebrale dhe mjekët neonate
2. Shtesë 12 mijë lekë në muaj: Infermierët dhe laborantët e spitaleve në shërbimin e urgjencës, shërbimin e reanimacionit, shërbimin e hemodinamikës dhe në njësinë e aksidenteve cerebrale.
3. Përfitojnë shtesë page për çdo ditë shërbimi, mjekët të cilët në zbatim të sistemit të referimit, dërgohen për konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale në spitale të tjera, sasi më poshtë:
4. Shtesë 10 mijë lekë: Mjekët e institucioneve spitalore universitare
5. Shtesë 5 mijë lekë: Mjekët e spitaleve rajonale
Sigal