Do zerohen kamatvonesat e energjisë për 66539 pensionistë

93

‘Komunikimi javor’  është rubrika tashmë e bërë traditë  në të cilën kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun një tjetër lajm të mirë për 66539 pensionistë në vend, ku përveç shpërblimeve të fundvitit do tu zerohen edhe kamatëvonesat e energjisë elektrike. Kreu i Qeverisë i cilësoi shpërblimet e fundvitit, paketë solidaritetit, duke shtuar se ishte më e madhja në këto 25 vite.

“Paketa e solidaritetit e këtij fundvitit sado që është më e madhja në këto 25 vite nuk është arsye për të qenë i qetë në raport me njerëzit në nevojë. Kjo paketë shembullore, për një qeveri të Shqipërisë në këtë fazë të zhvillimit e të mundësive tona, është shumë në raport me të shkuarën që po lëmë pas. Hap pas hapi, ditë pas dite, por është pak në raport me të ardhmen që kemi detyrë ta afrojmë sa më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. Prandaj edhe njëherë mirëkuptimi i arsyeshëm i njerëzve të këtyre kategorive shoqërore, në radhë të parë i pensionistëve është për mua dhurata më e bukur në prag të vitit të ri dhe shumë faleminderit.”, tha ai.