Do transmetohet Live – Një dekadë Ora News, në 19:00 spektakël festiv i pandodhur më parë

586
Sonte në orën 19:00, RTV Ora News do të ndezë dritat e një epoke jetë, një rrugëtim i gjatë 10 vjeçar me përpjekje, suksese, vështirësi për ekzistencë dhe me një garë mjaft të fortë, ku vendin e vetë Ora News e ka siguruar vetëm përmes punës dhe përkushtimit.

Në një transmetim spektakolar, Ora News do të sjellë vizionin dhe konceptin për 10 vitet e ardhshme.

Një logo e re e shoqëruar me investime kolosale do të jetë ajo çfarë Ora News do ti ofrojë publikut që e ndjek dhe me mbështet në mënyrë të pakursyer. Të gjithë në orën 19:00 sintonizohuni në Ora News për të qenë dëshmitarë të takimit me të ardhmen.

Tirane- Mbi 7 muaj përgatitje, mijëra orë materiale televizive të rishikuara, qindra ngjarje të raportuara nga çdo cep i Shqipërisë, të rishqyrtuara dhe të memorizuara në kujtesën vizuale dhe njerëzore të RTV Ora News në 10 vitet e para të jetës.

Një rrugëtim i gjatë po aq sa edhe i vështirë, i suksessshëm, me ngjitje e vështirësi të ekzistuarit në një treg televiziv me konkurrencë e garë të fortë, ku vendin ta garanton vetëm përkushtimi, puna dhe investime marramendësë.

Sonte në orën 19.00 do të ndizen dritat e një epoke të re për Ora News. Gjithçka do të përjetohet live me një transmetim spektakolar, qe do t’i ekspozojë vizionin dhe konceptin e Ora News per dekadën e ardhshme.

Punimet e festes së 10 vjetorit të Ora News vazhdojnë prej disa ditë netësh. Gjithçka është transformuar. Një epokë e re po lind dhe Ora News është gati të sfidojë kohën, konkurrencën dhe t’i dhurojë publikut shqiptar që e ka ndjekur dhe mbështetur në mnëyrë të pakursyer.

Sonte në orën 19.00 nuk do të ketë vetëm festë, as vetëm kujtesë të 10 viteve të Ora News në shtëpitë e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve në Ballkan, Europë e kontinente të tjera.

Mbrëmja e sotme do të jetë një celebrim i jashtëzakonshëm me elementë spektakli, ngjyrash e dritash që kanë ndriçuar në 10 vjet pikat e errëta të një shoqërie që ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh por edhe gëzimesh, festimesh dhe bukurish natyrore që janë fiksuar në akrepat e Ora News si diamantë që shkëlqejnë në gjerdanin e bashkëjetesës së Ora News me qytetarët shqiptarë.

Një logo e re por me një filozofi edhe më bashkëkohore, një vizion i shoqëruar me investime kolosale në studio dhe burime njerëzore do të prezantohet në një mënyrë të pazakontë, të thjeshtë dhe spektakolare falë më shumë se 1000 të ftuarve nga Shqipëria dhe Rajoni.

Mbrëmja e sotme i përket të tashmes dhe të ardhmes së Ora News dhe ajo do të vijë më e bukur se kurrë, më ambicioze se asnjëherë më parë, më kërkuese dhe premtuese për ta zgjeruar edhe më shumë audiencën që i ka besuar ngjarjet më të mëdha kombëtare dhe vendin e tretë ndër dhjetra televizionet shqiptare.

Ndaj, në orën 19.00 sintonizohuni në Ora News për të qenë dëshmitarë të takimit me të ardhmen, me Orën e dekades së re, me Orën e shqiptarëve që tashmë janë aksionerë në sipërmarrjen e suksesshme të familjes Ndroqi dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tyre ndër vite.
Sigal