“Do të vras moj ..do të q.r..”, gjykata jep vendimin për nënën që dhunonte vajzën e saj

208

Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 41 vjeçaren Elisabeta Mita, e cila u filmua duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e saj të mitur.

Pamjet u publikuan në emisionin ‘Fiks Fare” duke shkaktuar një reagim të madh të opionit publik.

Gruaja ishte denoncuar për dhunë edhe nga bashkëjetuesi i saj gjithashtu.

Ndërkohë, avokati i 41-vjeçares ka hedhur poshtë akuzat e ish-bashkëjetuesit, ndërsa ka pohuar se ky i fundit ka manipuluar situatën duke pretenduar se e pandehura dhunonte fëmijën e saj.

“Sapo ka mbaruar seanca dhe u vendos ndalimi i klientes time. Kjo shtetase ka pasur kontradiktë që në muajin shtator me ish-bashkëjetuesin e saj, Arjan Mekollari, i cili ka manipuluar situatën, duke paraqitur sikur kjo shtetase dhunonte fëmijën e saj.”, tha avokati, ndërsa shtoi se klientja e tij ka pohuar se video ka qenë e montuar.

Në këto regjistrime, nëna dëgjohej teksa qëllonte, shante dhe ofendonte vajzën gjithë kohës, ndërsa kjo e fundit qante me ngashërim. “Do të vras moj ..do të q.r..”,  ishte një prej frazave të rënda të lëshuara nga goja e nënës për vajzën e saj.