‘Do të vras’, gruaja njofton e alarmuar policinë pas dhunës nga burri

447
Sigal

Parandalohet një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Policia ka nderhyre dhe ka vene ne pranga ne kohe nje person qe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste. 

pushka

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L.,54 vjeç, banues në Dragushë, Lezhë

Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit B.L., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete,në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet.