Do ketë përmirësim të motit? Çfarë parashikojnë sinoptikanët

450
Moti në vendin tonë vijon të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu e dëbore. Sipas Meteoalb, gjatë ditës së sotme parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësira, duke shkaktuar reshje të përkohshme shiu dhe dëbore në zonat malore.
Temperaturat do të rriten me 2 gradë Celsius në orët e para të ditës duke luhatur ekstremumet nga -1 në 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h në drejtimin juglindor duke shkaktuar në det dallgëzim 4 ballë. Sipas Meteoalb, fundjava do shënojë përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave.
Sipas mediave italiane, nga 26 marsi deri në 1 prill do të kemi pranverë, mbase me temperaturat e verës, pasi erërat jugore do zëvendësojnë rrymat e ftohta lindore.
Duke nisur nga 31 marsi, për Pashkë, skenari meteorologjik pritet të ndryshojë. Temperaturat ne Tiranë pritet të arrijnë 35 gradë në 1 Prill.
Sipas agjencisë metereologjike rryma e ngrohtë e quajtur “Hannibal” do ngrohë ndjeshëm Mesdheun, përfshirë edhe Shqipërinë, teksa temperaturat maksimale parashikohet që do kapin vlerën 33 gradë celsius në disa rajone.
Sigal