“Do bëj kërdinë me sharrë elektrike!” 30-vjeçari shqiptar i bëhet ferr ish-it 58 vjeç

605
Një shqiptar 30-vjeçar u arrestua nga policia italiane për përndjekje, pasi kishte kërcënuar me vdekje, ish partneren e tij 58-vjeçare, “fajtore” vetëm se i kishte dhënë fund raportit mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Itali, ku shqiptari e ka kërcënuar ish-të dashurën italiane, duke tentuar edhe t’i thyejë derën e banesës së saj. Gruaja kishte bërë edhe në të shkuarën denoncime ndaj shqiptarit. Por këtë radhë ai u arrestua në flagrancë për përndjekje. 
Historia mes tyre kishte nisur në nëntor, ku për shkak të diferencës së madhe në moshë, fillimisht raporti mes tyre ishte vetëm miqësor. Gruaja, e divorcuar, pranoi të ‘strehojë’ 30-vjeçarin, dhe më tej raporti i tyre u kthye në bashkëjetesë. Nga kjo ditë, jeta e gruas, sic ajo ka denoncuar, u shndërrua në një ferr të vërtetë, mes dhunës dhe kërcënimeve. 
Për këtë arsye, pas një muaji, gruaja italiane vendosi ta lë me qira apartamentin ku jetoi me shqiptarin, dhe të transferohet për të jetuar me vajzën dhe djalin e saj. 
Por 30-vjeçari shqiptar e kërcënoi disa herë në vendin e punës dhe në shtëpinë e re që ajo mori, duke bërtitur me të madhe: “Do të bëj kërdinë me një sharrë elektrike”.
Episodi i fundit ndodhi mëngjesin e së premtes, kur për të disatën herë, ai u shfaq jashtë shtëpisë, aty ku edhe u arrestua pas njoftimit që 58-vjeçarja ialiane bëri në polici.
Sigal