Djegia e mandateve/ Soreca i BE-së dhe përfaqësuesja e SHBA-ve në zyrën e Ramës

463
Sigal

Në një situatë jonormale politike, kur opozita ka vendosur të djegë mandatet, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones kanë mbërritur në kryeministri për tu takuar me kryeministrin Edi Rama.

Temë e diskutimit mendohet të jetë pikërisht situata politike e krijuar në vend pas protestës së 16 shkurtit.

Ky takim vjen menjëherë pasi kreu i PD-së Lulzim Basha, mori edhe mbështetjen e aleatëve të tij për djegien e mandateve.