Djali vrau babanë, gjykata jep dënim gjithë familjes

437
Sigal

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg
Arban Djaloshin, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij më 18 mars.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë, Manëz, në oborrin e banesës së tyre, ku
viktima Mirosh Djaloshi, 54 vjeç, u vra nga djali i tij me sende të forta.
Po kështu, Krimet e Rënda kanë shpallur fajtore edhe Bardhe Djaloshin, gruan e
viktimës, e cila akuzohet se ka ndihmuar të birin në fshehjen e ngjarjes.
Ndaj Gjykata dha vendimin 2 vite burg, me akuzën “veprime që pengojnë zbulimin e
të vërtetës”.
Po për të njëjtën akuzë si Bardhe Djaloshi, është dënuar edhe djali tjetër i
viktimës, Flavio, për të cilin Gjykata dha dënimin me 1 vit e 6 muaj burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, këtyre personave u ulet dënimi me një të
tretën.

NGJARJA
Në 18 mars të këtij viti, 54-vjeçari Mirosh Djaloshi u gjend i vrarë në oborrin
e banesës së tij në fshatin Shkallë, Manëz. Trupi i pajetë i tij i pajetë u
gjet nga familjarët dhe nga hetimet e para rezultoi se atë e kishin goditur me
sende të forta në kokë.
Por pas dy muajsh hetime, policia e Durrësit ka bërë të mundur zbardhjen e
vrasjes së vrasjes së ish-kryeplakut të fshatit Shkallë.
Gruaja e viktimës Bardhe Djaloshi, 46 vjeç, bashkë me dy djemtë e saj Arban
Djaloshi 26 vjeç dhe F. Djaloshi 16 vjeç u dyshuan nga policia si autorë të
vrasjes së Mirosh Djaloshit. Kjo pistë u forcua pasi gjatë veprimeve hetimore,
rezultoi se viktima nuk kishte probleme me persona jashtë familjes, ndërsa,
brenda familjes anëtarët kishin konflikte të vazhdueshme për shkak se Mirosh
Djaloshi shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur.
Në dëshminë e e tyre në polici, djali i Miroshit, autori i dyshuar për
ngjarjen, ka deklaruar se e ka kryer vrasjen, duke e goditur me sende të forta,
për shkak se viktima ishte i alkoolizuar dhe keqtrajtonte nënën e autorit
(bashkëshorten e viktimës).
Pas kësaj, dëshmie me urdhër të Prokurorisë së Durrësit u ndaluan të tre
anëtarët e familjes Djaloshi, konkretisht bashkëshortja dhe dy djemtë e
viktimës.