DITËN STUDENT MODEL, NATËN HAJDUT PROFESIONIST!

120

Ditën student, natën hajdut! Jeta e dyfishtë e shqiptarit në Itali, flet e dashura ruse: Nuk kam dyshuar kurrë për asgjë!

Në mëngjes student model i Bokonit, ndërsa në darkë hajdut profesionit. Sipas policisë kjo ishte jeta e të riut shqiptar, pak ditë para arrestimit. Me një diplomë në Ekonomi Politike me notat maksimale, i pasuar më vonë më një specializim në Universitetin e Bokonit në Milano, djali i cili flet mjaft mirë italishten dhe anglishten gjatë marrjes në pyetje, nuk ka dashur të japë asnjë deklaratë. Ajo që foli për të ishin objektet e gjetura në apartamentin që jetonte dhe jeta e bukur që bënte pavarësisht se ishte i papunë. Fitimet e pafundme të akumuluar gjatë grabitjeve i kanë lejuar të riut të bëjë pushimet e ëndrrave, madje edhe të mbajë të dashurën.

Grabitjet

Jeta e dyfishtë e të riut mbaroi më 31 gusht të këtij viti në momentin që policia e ndaloi si të dyshuarin kryesor për vjedhjet e shumta në Milano dhe provincat përreth. Ndër të tjera shqiptari ende i paidentifikuar u arrestua, sepse kishte hyrë në territorin italian pa një autorizim, pavarësisht se ishte ndaluar hyrja në vitin 2016. 26-vjeçari, pavarësisht se ishte i jashtëligjshëm, kishte arritur të aktivizohej në disa rrethe intelektualësh, frekuentonte palestrës, universitetin etj. Për këtë arsye ai dyshohej për vjedhje në banesën e disa studentëve që frekuentonin universitetin e Bokonit.

Objektet e vjedhura

Një përmbledhje e të gjithë objekteve të mbledhura nga 26 vjeçari. Brenda banesës së tij në Viale Sondrio në Milano, 26 vjeçari mbante në një kuti 4 mijë euro dhe shumë objekte me vlerë.Në banesën e tij kishte edhe piktuara antike, ora të firmave, bizhuteri me gurë të çmuar. Mendohet se shumica e objekteve të vjedhura vijnë nga grabitjet e disa apartamenteve në Bergamo dhe Viale Fulvio Testi. Dy stilolapsa Cartier, 11 ora të firmave të ndryshme Rolex, Mont Blanc, Parker, Ëatermark, 4 telefona të tipit Iphone, 2 Ipad, 3 palë syze të firmës Persol. Shumica e objekteve janë sekuestruar nga policia ndërsa për disa të tjera po bëhet e mundur gjetja e pronarëve.

Pushimet në Sardenja dhe e dashura ruse

I lindur në Durrës dhe ishte transferuar në Milano së bashku me familjen. Siç shkruajnë mediat italiane ai ishte gjithmonë i veshur mirë dhe kishte krijuar një jetë sociale të ngjeshur. Gjithmonë i pastër, i sjellshëm dhe në këtë mënyrë mund ta fitonte lehtësisht besimin e të tjerëve. Madje as e dashura e tij ruse 39 vjeç nuk dyshonte për asgjë. Gruaja e martuar dhe nënë e tre fëmijëve ka deklaruar në polici: “Nuk kam dyshuar kurrë për asgjë. Është e vërtetë posedonte shumë ora dhe bizhuteri, objekte antike dhe shumë libra.” “Ai ka paguar çdo gjë, ishte mjaft mirë ekonomikisht, por kurrë s’e mendoja që mund të ishte si pasojë e vjedhjeve”, tha rusja në polici.