Besimtarët myslimanë kremtojnë të martën festën e Kurban Bajramit. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka uruar këtë festë simbol të sakrificës.

Ai shprehet se Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj zotit, krijuesit të gjithësisë e ku besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me te afermit, me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Namazi i Kurban Bajramit do tw falet nw orwn 07:00 nw sheshin Skënderbej në Tiranë.