Ditëlindja që u kthye në mort/ Kush është 18 vjeçari drejtuesi i mjetit në aksidentin ku humbën jetën dy adoleshente

641
Sigal

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë fshatit Bërzhitë në Tiranë,  ku një automjet u përplas me një pemë, duke lënë pa pajetë dy adoleshente 17 vjeçare si edhe plagosur rëndë drejtuesin e mjetit një 18 vjeçar si edhe dy adoleshentë të tjerë të moshës 14 vjeç.

Sikundër mësohet në drejtimin e mjetit ishte i riu Françesko Shaba.

Ata po ktheheshin nga ditëlindja e njërit prej 14 vjeçarëve, kur makina për shkak të shpejtësisë së lartë dhe kushteve të vështirë atmosferike, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.

Viktimat e këtij aksidenti janë ende të paidentifikuara nga policia, ndërsa janë bërë të ditura vetëm inicialet e tyre D. T dhe S. S,