Ditë me shi, por opozita vijon protestën për zgjedhje të lira

520
Edhe pse ditë me shi, protesta e opozitës në çadrën e lirisë vijon ende.

Sot është dita e 12 që dhjetëra protestues qëndrojnë përpara kryeministrisë dhe qëllimi është një dhe i vetëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme që të drejtohen nga një qeveri teknike.

Dhjetëra qytetarë të ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, mbështeten edhe nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Një ditë më para Basha tha se krimi i bërë njësh me pushtetin po rrezikon sigurinë kombëtare.
Sigal