Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave – Thirrje për t’i dëgjuar dhe besuar të mbijetuarat

582
Sigal

Mesazhi i Phumzile Mlambo-Ngcuka, Nënsekretares së Përgjithshme dhe Drejtoreshës Ekzekutive të UN Women, në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, 25 nëntor 2018

Ne ende nuk e dijmë shkallën e vërtetë të dhunës ndaj grave, pasi frika e shpagimit, ndikimi i mungesës së besimit dhe stigma e mbartur nga i mbijetuari, dhe jo nga abuzuesi, kanë lëne në heshtje zërin e miliona të mbijetuarave, duke maskuar shkallën e vërtetë të përvojave të llahtarshme dhe të vazhdueshme të grave.

Gjatë viteve të fundit, aktivistët e organizatave dhe të mbijetuarat, si dhe lëvizjet botërore “#MeToo”, “#TimesUp”, “#BalanceTonPorc”, “#NiUnaMenos”, “HollaBack!” dhe “#TotalShutdown” e shndërruan izolimin në lëvizje botërore.Ato po i vënë abuzuesit përpara llogaridhënies, duke zbuluar prevalencën e dhunës nga zyrat më të larta, e deri në katet e poshtme të fabrikave.Lëvizjet botërore të ditëve të sotme kërkojnë bashkërisht llogaridhënie dhe veprim, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të siguruar të drejtat njerëzore të të gjitha grave dhe vajzave.

Këtë vit, tema e Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave është “Orange the World: #HearMeToo” (Ngjyrose botën portokalli: MeDegjodheMua). Ajo synon të nderojë dhe të dëgjojë zërin, qoftë të një shtëpiakeje, një studenteje të abuzuar nga pedagogu i saj, një sekretareje, një sportisteje, apo të një djali që po bën stazhin në një biznes, duke i sjellë së bashku këta individë nga të gjithë vendet dhe sektorët në një lëvizje botërore solidariteti.Është një thirrje për t’i dëgjuar dhe besuar të mbijetuarat, për t’i dhënë fund kulturës së të heshturit dhe për t’i vënë ato në qendër të reagimit.Fokusi duhet të zhvendoset nga vënia në pikëpyetje e besueshmërisë së viktimës, te vënia e abuzuesit përpara llogaridhënies.

Ato që kanë folur haptas, na kanë ndihmuar të kuptojmë sa sa shumë konsiderohet normale dhe ështëjustifikuarngacmimi seksual, si pjesë e pashmangshme e jetës së një gruaje.Ky pranim i përgjithshëm i ngacmimit seksual, duke përfshirë edhe sistemin e Kombeve të Bashkuara, e ka ndihmuar atë të perceptohet si një bezdisje e përditshme dhe e parëndësishme, që mund të shpërfillet dhe tolerohet, pasi vetëm ngjarjet e llahtarshme ia vlejnë që të denoncohen.Ky cikël vicioz duhet ndalur.

Ndaj, #HearMeToo është një thirrje e fuqishme edhe për zbatimin e ligjit.Nuk ka gjë më të gabuar se mospërballja me pasojat e shumicës së dhunuesve të grave dhe vajzave.Rastet e denoncuara në polici janë në pakicë. Madje, një përqindje edhe më e vogël e tyre ngrenë akuza, dhe vetëm një pjesëz mbyllen me dënimin e dhunuesit.Policia dhe institucionet gjyqësore duhet ta marrin seriozisht denoncimin dhe t’i japin përparësi sigurisë dhe mirëqenies së të mbijetuarve, për shembull, duke vënë në dispozicion më tepër police femra për gratë denoncuese të dhunës.

Ligjet duhet ta njohin ngacmimin seksual si formë diskriminimi ndaj grave dhe si shkelje të të drejtave të njeriut, të cilat shprehin dhe ripërtërijnë pabarazi, që haset në shumë sfera të jetës, nga shkolla e deri në vendet e punës, në mjedise publike dhe në Internet.Nëse ligji i mbron si vendet formale, ashtu edhe vendet joformale të punës, punonjësit më të cenueshëm, si p.sh ata, të ardhurat e të cilëve varen nga bakshishet e klientëve, do të kenë mundësi më të mira për të ngritur zërin kundër abuzimit dhe për t’u dëgjuar.Vetë punëdhënësit, në çdo vend të botës, mund të kenë ndikim të qenësishëm, duke e bërë të detyrueshëm në mënyrë krejtësisht të pavarur zbatimin e standardeve të sjelljes, që fuqizojnë barazinë gjinore dhe tolerancën zero ndaj çdo forme abuzimi.

UN Women është në krye të përpjekjeve për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave përmes punës që bëjmë, duke filluar nga Fondi i Mirëbesimit të OKB-së për Dhënien Fund të Dhunës ndaj Grave, prej të cilit, vitin e kaluar përfituan mbi 6 milionë persona, e deri te nisma BE-OKB prej 500 milionë Eurosh, që është edhe investimi i vetëm më i madh në eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave në të gjithë botën, si dhe puna për qytete dhe mjedise publike më të sigurta.Krahas këtyre, ne në UN Women dhe në sistemin e OKB-së në tërësi po punojmë për të adresuar ngacmimin seksual dhe abuzimin me pushtetin në vendet tona të punës.

 

Këtë vit, së bashku me ju, synojmë të mbështesim të gjithë ato zëra që nuk janë dëgjuar ende.