Dita Ndërkombëtare e Aftësisë së Kufizuar, Klosi: Në cdo kompani, 1 në 25 punonjës duhet të jetë nga kjo kategori

92

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka
shpërndarë 200 karroca për personat me aftësi të kufizuar, në ditën
Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar.


Ministri Blendi Klosi tha se
përditë po punohet për të ofruar sa më shumë shërbiem për njerëzit me aftësi të
veçantë. Klosi vuri theksin te zbatueshmëria më e mirë e legjislacionit, për
punësimin e personave me aftësi të kufizuar.
 

“Në cdo kompani, 1 në 25 punonjës duhet të jetë nga kjo
kategori. Gjithashtu po punohet për rritjen e aksesueshmërisë së cdo
institucioni. Në të gjitha qëndrat e formimit profesional, po bëhet e mundur
aksesueshmëria për personat me aftësi ndryshe, për të mundësuar marrjen prej
tyre të një zanati që do tju mundësojë futjen më shpejt në tregun e punës”,
është shprehur ministri Klosi.

Në kuadër të kësaj dite, u realizua për herë të parë në
Shqipëri edhe loja GOLD BOLL, me nxënësit e Institutit të personave që nuk
shikojnë. Në lojën e zhvilluar me një top të posaçëm me zile, për personat me
problem shikimi, ku u bë pjesë edhe Ministri Klosi. “ Rritja e mundësisë edhe
për zhvillimin e aktiviteve sportive për personat me aftësi ndryshe, është një
aspekt për të cilën po punohet gjithashtu për t”ju mundësuar më shumë aktivitet
fizik”, tha ai.