Dita e ujit të bekuar, të rinjtë sfidojnë temperaturat e ulëta për nxjerrjen e kryqit

648
Sigal

6 janari simbolizon ditën e shenjtë të “Ujit të bekuar” dhe përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët ortodoksë. Hedhja e kryqit dhe nxjerrja e tij nga besimtarët është simbolika e kësaj dite që dëshmon besimin e madh të tyre.

Në Durrës 5 persona sfiduan temperaturat e ftohta të këtij fillim Janari duke u hedhur në ujrat e Adriatikut dhe kryqi u kap nga i riu Nikolla Bici.

Me gjithë temepraturat shumë të ulëta, qytetarët korçarë e zhvilluan ceremoninë në shatërvanin tek lulishtja ”Vangjush Mio”. Kryqi u nxor nga uji nga i riu Tomas Menkshi.