Dita e Përqafimit, ish-Avokati i Popullit: Një prekje mund të ngrijë llavën që djeg gjithçka

815
Sot është Dita Kombëtare e Përqafimit, një ngjarje vjetore e dedikuar për ti dhënë dashuri te gjithë personave të afërt.
Ish-avokati i Popullit Igli Totozani, ka shpërndarë një mesazh, teksa bën thirrje për të shpërndarë sa më shumë përqafime
“Sot eshte dita e perqafimeve dhe pergedheljeve. Per cdo cdo njeri. Por kush tha se smund te jete dhe dita e perqafimit mes popujve”, shkruan Totozani
Mesazhi i plote
Sot eshte dita e perqafimeve. Dita e magjise. Magjise qe ka brenda nje perqafim, nje puthje nje perkedhelje. Jepjani sot femijve dhe te rriturve dhe sidomos te vetmuarve dhe do ta kuptoni sa ju ka munguar. Do te ndjeheni me te lehte. Dhe nuk eshte e gabuar kjo ndjesi; peshat e renda, urrejtja e cmendur, inati i zjarrte dhe merzitjet e zymta do te ikin prej jush. Mos harroni se llava e zjarrte djeg me pare se cdo gje vullkanin dhe cka perreth. Magjia e perqafimit eshte aty…
Nje prekje mund te ngrije llaven qe djeg e shkreton gjithcka te mire tek cdo njeri.
Eshte e bukur dita e perqafimeve. Kudo. Por me e bukur dhe e nevojshme eshte aty ku llava e urrejtjes, inatit dhe lendimeve vazhdon te veshtiresoj jeten e gjithsecilit prej nesh. Ne ballkan.
Ndaj, shqiptar, serb, maqedonas, malazes, grek, jepini sot, kudo ku ndodheni, nje perqafim te ngrohte njeri-tjetrit. Mos u trembni nga historia jone. Ajo eshte aty, tek secili prej nesh dhe askush nuk duhet ta harroje. Qe te mos perseritet. Nisni nje histori te re. Ashtu thjesht, me nje perqafim.
Sot eshte dita e perqafimeve dhe pergedheljeve. Per cdo cdo njeri. Por kush tha se smund te jete dhe dita e perqafimit mes popujve.
Une mendoj se mundet…
Sigal