Dita e Pavarësisë ‘pushton’ vendin, festë edhe në rrethe

564
Sigal

Dita e Pavarësisë pëveçse në Tiranë, është festuar edhe në rrethe. Në qytetin e Fierit pavarësisht motit me reshje  në Sheshin Europa Plazza, qindra qytetarë,  nxënës shkollash, perfaqesues të forcave politike dhe fetare kanë ndjekur ceremoninë e organizuar me këtë rast në diten simbol të ngritjes së Flamurit tonë Kombetar.

106 vjet më parë kreu i bashkisë së asaj kohe Tonc Kilica ka ngritur Flamurin Kombëtar që kurorëzonte Pavarësinë e Shqiperisë nga perandoria otomane. Simbolika e kësaj ditë të shnuar vjen per cdo 28 Nentor . Ne cdo qytet te Shqiperise eshte ndjekur ngritja e flamurit kombetar nderkohe kjo feste ka bashkuar edhe politiken te majte dhe te djathte ne Fier.

Ndërkohë Partia Demokratike dega Fier ka festuar sot edhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Kreu I PD Fier dhe Deputeti i Qarkut Fier, Luan Baci së bashku me anëtarë dhe simpatizantë të PD kanë bërë homazhe dhe vendosur kurora me lule në obeliskun e varrezave të Deshmoreve në Fier.

Dega e Partisë Demokratike Durrës ka kryer sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit. Me anë të një cermonie të thjeshtë, drejtues të partisë demkratike, deputetë të kësaj force politike, ku të pranishëm ishin edhe qytetarë durrsak, vendosën kurora në varrezat e dëshmorëve në ditën e çlirimit. Nën kryetari i degës së PD-së në Durrës, Ardian Muka, duke uruar 28 Nëntorin, tha sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre. Sot është dita kur përkulemi me respektin më të thellë, nderimin më të madh kombëtar para heronjve të lirisë e të pavarësisë-tha Muka.

Përfaqësuesit e PD e kanë mbyllur këtë ditë duke kryer edhe vizita në familjet e dëshmorëve, ndërsa kanë uruar edhe njëri-tjetrin për festat.

Edhe në qytetin e Elbasanit është përkujtuar me një ceremoni të veçantë “Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisę”.Të pranishëm së bashku me qindra qytetarë për të pęrkujtuar kętë ditë të shënuar në historinë e kombit shqiptar ishin edhe deputetet Evis Kushi, Arben Kamami, Edmond Haxhinasto,Elena Xhina si dhe prefekti i Elbasanit Maksim Malaj dhe Kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Ceremonia e rastit u zhvillia para momentit të Aqif Pashë Elbasanit, i cili në 25 Nëntor 1912 ngriti Flamurin e Pavarësisë së Elbasanit dhe që ishte delegat i Kuvendit të Vlorës në 28 Nëntor 1912 dhe ministër i Brendshëm në Qeverinë e Ismail Qemalit.Duke përshęndetur të pranishmit në këtë ceremoni prefekti i Elbasanit, Maksim Malaj shprehu mirënjohjen e pakufijshme për të gjithë ata patriotë që kontribuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërkaq deputeti i LSI Edmond Haxhinasto gjatë një deklarate për mediat pas kësaj ceremonie deklaroi se shteti shqiptar është unik, por fatkeqësisht jemi  të përçarë ende pas 106 viteve shtet i pavarur.Të gjithë duan të largohen nga këtu.Shifrat e të rinve të larguar janë të frikshme dhe fatkeqësisht të tilla janë edhe të atyre që duan të largohen.Kjo është e patolerueshme dhe përgjegjësi ka qeveveria.