Dita e Gruas – Bushati uron 8 Marsin: Shkodra lindi nga sakrifikimi i një gruaje

671
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i shoqëruar nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zgjodhën Shkodrën, për të kaluar momente festive me gratë e vajzat intelektuale. Në ditën e 8 Marsit, dy Ministrat pohuan se gruaja shkodrane, është modeli më i mirë i integritetit të njeriut.

Historia e Shkodres mbetet e bukur dhe e veçantë për shkak se mbi vetësakrifikimin e një gruaje ndërtohet historia e këtij qyteti, pikërisht aty në kalanë e lashtë Rozafa, ndaj Ministrat Mimi kodheli dhe Ditmir Bushati zgjodhën këtë qytet për t’u uruar grave dhe vajzave intelektuale 8 Marsin, të mbushur me emocionet e kësaj dite.

Ditmir Bushati: Shkodra e bën dallimin në raport me të tjerët sepse ka në themel legjendën e një gruaje, atë të Rozafës. Është falë sakrificës së saj që kalaja e Shkodrës qëndron edhe sot e kësaj dite si pjesë e identitetit tonë, jo thjesht në Shkodër por në fakt e identitetit kombëtar. Zanafilla e këtij qyteti qëndron tek gruaja.

Mimi Kodheli: I kërkova sigurisht dikujt, një djali shumë të zot që të ma shkruante fjalën por ndërkohë që po e lexoja kuptova që fjala ishte perfekte mbase por nuk kishte atë ndjesinë e dashurisë që dikush ka për këtë qytet që vetëm një që ka një prejardhje qoftë edhe shumë të largët si unë nga ky qytet.

Nuk mungoi në këtë ditë ndërthurja e historive personale të grave të pranishme, me muzikën dhe interpretimet nga artistët shkodranë.

Në fund, Ministrat Kodheli e Bushati ndanë për të gjitha zonjat nga një lule, si një vlerësim modest për rolin e gruas shkodrane.
Sigal