Dita e debateve të forta, Lulzim Basha në takim me gazetarët në orën 13:30

560
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë sot në orën 13.30, një  bashkëbisedim me gazetarët në selinë e kësaj partie.

Dita e sotme është tejet e ngarkuar me deklarata të forta politike, nga të gjitha palët e përfshira në krizën politike.

Dita nisi me një deklaratë të vendosur të kryetares sëLSI-së, Monika Kryemadhi, e cila përsëriti thirrjen “asnjë hap pas”: “Të gjithë bashkë në betejën tonë për të çliruar të ardhmen e shqiptarëve nga vargonjtë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të pafre të Rilindjes!” shkroi Kryemadhi në Fb.

Më pas, në orën 12:00, nga foltorja e parlamentit e mori fjalën për gati 1 orë, Kryeministri Edi Rama, i cili sulmoi ashpër Presidentin e Republikës Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve vendore, 30 qershorit.

Dhe, në orën 17:, pritet dhënia e një konference shtypi nga ana e Presidentit Ilir Meta për këto çështje të mprehta politike të ditës.