Dita Botërore e Turizmit/ Ministrja Ekonomi: Mesazhi kësaj dite, akses për të gjithë në turizëm

549
Sigal

Gazeta Telegraf/


Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe
Sipërmarrjes së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, në kuadër të 27
Shtatorit, Ditës Botërore të Turizmit zhvilluan një aktivitet pranë kalasë së
Tiranës. Në fokus  ishin fëmijët. Nëpërmjet një foto ekspozite ata u
njohën me atë çfarë ofron natyra shqiptare. Ministrja Ekonomi në fjalën e
saj u shpreh se  “Dita Botërore e Turizmit dhe mesazhi i kësaj dite
është  “Akses për të gjithë në turizëm”. Por përse ishin zgjedhur
fëmijët për këtë event? Ministrja Ekonomi tha: “Për të gjithë ata që nuk
kanë mundësi fizike për të shijuar bukuritë, qoftë këto bukuritë natyrore, ato
të trashëgimisë të kulturore, përfshi ato që jep një sport i veçantë dhe
të tjera që lidhen me natyrën që të ofron e gjithë Shqipëria, ne menduam se ky
është një mesazh i mirë për t’i dhënë një atraksion të vogël për ta parë
Shqipërinë nga këto foto dhe një teatri lëvizës për të gjithë ata fëmijë që nuk
kanë mundësi të shkojnë dhe të shijojnë diçka të natyrës dhe të jenë pranë
një atraksioni turistik. Ministrja Ekonomi u shpreh se “Dita Ndërkombëtare
e Turizmit është një ngjarje e rëndësishme dhe prandaj menduam ta ndajmë në
këtë formë”. Sot, theksoi ministrja Ekonomi,  kemi zhvilluar edhe
disa aktivitete të tjera që lidhen me promovimin e mëtejshëm të Shqipërisë
turistike në botë duke komunikuar edhe me të tjerë anëtarë të forumeve
ndërkombëtare për këtë ngjarje dhe gjithashtu ministria vetë synon që ta
vazhdojë Ditën Ndërkombëtare të Turizmit duke promovuar disa zona të tjera
turistike në të gjithë Shqipërinë deri në fund të kësaj jave që jemi. Jemi
në diskutim, tha ministrja Ekonomi edhe me Ministrinë e Arsimit për të përdorur
atë që njihet si gëzimi i natyrës nga ana e grupmoshave para shkollore dhe
shkollimit të hershëm duke përdorur produktet turistike që janë ndërtuar deri
më tani. “Ne kemi vizuar shtigjet e Malit të Dajtit dhe duam të rikthejmë
tek fëmijët shijimin e natyrës jo vetëm në Dajt. Kemi plot zona në
Theth, Tropojë, Pukë, Malësin
ë e Madhe
dhe Malësinë e Jugut dhe për të gjitha këto po përpiqemi të krijojmë
mundësi që të jenë të prekshme dhe të frekuentuara nga fëmijët” tha
ministrja Ekonomi.



Turizmi për të
gjithë


Që nga krijimi i saj, Dita Ndërkombëtare e Turizmit
është zhvilluar në 27 shtator të çdo viti për të sensibilizuar bashkësinë
ndërkombëtare për rëndësinë e turizmit, si dhe për t
ë nxjerrë në pahë rëndësinë e tij nga pikëpamja
shoqërore, kulturore, politike apo ekonomike. Në kalendarin e Kombeve të
Bashkuara, 27 shtatori është shpallur zyrtarisht Dita e Turizmit, me qëllim që
t’i vihet theksi mënyrës se si mund të kontribuojë ai për realizimin e
objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për t’u dhënë zgjidhje sfidave më
urgjente. Dita Botërore e Turizmit 2016 zhvillohet zyrtarisht k
ëtë vit në Bangkok, Tailandë, por
aktivitete të shumëllojshme për turizmin për të gjithë zhvillohen në të gjithë
botën dhe natyrisht edhe Shqipëria nuk bën përjashtim, kur dihet që turizmi ka
një rëndësi gjithnjë e më të madhe në ekonominë e vendit.



Aksesi për të
gjithë



Të sigurohet
turizmi i aksesueshëm për të gjithë, do të thotë të krijohen kushtet e
përshtatshme për t’iu përgjigjur nevojave të të
gjithëve. Një aftësi e kufizuar, qoftë edhe e përkohshme, udhëtimi me fëmijë në
moshë të vogël apo plakja e popullsisë janë disa arsye që bëjnë që në një
moment të jetës sonë, të gjithë ne të përfitojmë nga aksesi për të gjithë në
sektorin e turizmit.

Prandaj ne
duhet të mbrojmë të drejtën e të gjithë qytetarëve për të përfituar nga larmia
e pabesueshme e natyrës, kulturës, historisë së vendit tonë.



Trendi i
turizmit



Sipas
Organizatës Botërore të Turizmit, në vitin 2015, numri i turistëve në botë
arriti në 1 miliard e 184 milionë, ndërsa parashikohet që në vitin 2030, numri
i turistëve të kalojë shifrën 2 miliardë, por natyrisht që ky numër do të jetë
edhe më i madh, nëse i shtohen shifrat e turistëve vendas.

Kjo rritje e
madhe e turizmit është shoqëruar me një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh për
ndikimin pozitiv të turizmit në shumë fusha të jetës. Pa harruar disa nga
ndikimet apo efektet negative të turizmit, duhet theksuar se turizmi ndikon në
nxitjen e vlerave njerëzore, pasi ai krijon mundësitë për të pushuar, për të
krijuar njohje reciproke midis popujve dhe kulturave. Ai është një mjet i
rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, ndihmon për paqen dhe dialogun, krijon
kushte dhe mundësi për edukimin dhe zhvillimin individual, për kontaktin me
natyrën dhe zhvillimin shpirtëror, për të përmendur vetëm disa nga
karakteristikat e tij pozitive.



Koncepti i
turizmit për të gjithë



Pikërisht kjo
është arsyeja pse inkurajohet “turizmi për të gjithë” në nivel ndërkombëtar.
Turizmi për të gjithë përbëhet nga “turizmi i aksesueshëm”, “turizmi i
qëndrueshëm” dhe “turizmi social”.

Me “turizmin e
aksesueshëm” nënkuptohet përpjekja për të garantuar që destinacionet dhe
shërbimet turistike të jenë të aksesueshme për të gjithë, pavarësisht nga
profile kulturor, kufizimet e përhershme apo e përkohshme (fizike, mendore apo
shqisore) apo nga nevojat e veçanta, si për shembull, ato të fëmijëve dhe
të moshuarve.  

Koncepti i
“turizmit të qëndrueshëm” është përpjekja për të arritur që ky aktivitet
njerëzor të respektojë sa më shumë larminë kulturore dhe mjedisore të vendit
pritës, duke pasur parasysh pasojat e turizmit në të tashmen dhe të ardhmen.

Nëpërmjet 
“turizmit social” synohet që të mos përjashtohen nga turizmi ata që i përkasin
një kulture të ndryshme, që kanë më pak burime ekonomike apo që jetojnë në zona
më të pa favorizuara. Në këtë grup bëjnë pjesë të rinjtë, familjet me shumë
fëmijë, personat me kufizime fizike dhe personat e moshuar, siç thuhet në Kodin
botëror të etikës së turizmit.

Prandaj, duhet
të promovohet një “turizëm për të gjithë”, i cili duhet të jetë etik dhe i
qëndrueshëm, ku të garantohet një akses real fizik, ekonomik dhe social, duke
shmangur çdo lloj diskriminimi.

Një objektiv i
tillë mund të arrihet vetëm nëpërmjet përfshirjes së të gjithëve: politikanëve,
biznesit, konsumatorëve, si edhe shoqatave që veprojnë në këtë sektor.



Kushtet për
aksesin e turizmit për të gjithë



Literatura dhe
materialet e tjera promocionale që përdoren në turizëm, duhet të japin të dhëna
të qarta për shërbimet dhe mjediset e aksesueshme nga persona me aftësi të
kufizuara, mundësisht me simbole të thjeshta ndërkombëtare.

Zonat e
pritjes turistike duhet të ofrojnë material informues për shërbimet mbështetëse
për turistët me aftësi të kufizuara.

Sistemet e
rezervimit duhet të kenë të dhëna të sakta për mjediset dhe shërbimet e
aksesueshme nga personat me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të sigurojnë
informacion të qartë dhe të lehtësojnë procedurat e rezervimit.

Sistemet e
rezervimit, si për shembull, website
t e hoteleve apo agjencive, duhet të jenë
të aksesueshme nga të gjithë.