Sigal

Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për pastrimin e kryeqytetit. Në Ditën Botërore të Pastrimit aksioni është mbështetur nga vullnetarë të shumtë.

Pastrimi i inerteve dhe mbeturinave nisi mëngjesin e së shtunës në të 24-t njësitë administrative.

“Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte,”-raporton Bashkia e Tiranës.

Aksioni do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme. Ndërkohë Bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër.