Dita botërore e Holokaustit – Nishani dekoron familjet shqiptare që strehuan hebrenjtë

567
Në ditën botërore të Holokaustit, presidenti i vendit Bujar Nishani ka dekoruar familjet që strehuan hebrenjtë. 
Nishani kërkoi që kjo ditë të marrë vendin e merituar në histori ndërsa rikujtoi se janë 6 milion hebrenj që përfunduan në dhiomat e gazit, të varur apo të mbytur.
Sipas kreut të shtetit Terrorizmi, fashizmi dhe komunizmi kanë lindur nga padituria.
Bujar Nishani: Sot me rastin e Ditës Botërore të Kujtesës së Holokaustit jemi mbledhur së bashku për të kujtuar nderuar dhe vlerësuar në emër të shtetit modern ata shqiptarë të cilët vunë veten dhe familjet e tyre në rrezik vetëm e vetëm për të shpëtuar qoftë dhe një jetë të vetme njerëzore. Si do të kishte qenë bota sot sikru të gjithë do të kishin vepruar ashtu sikur shumica e shqiptarëve
Edhe ministria e Jashtme në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Bashkinë e Tiranës, organizuan disa aktivitete me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Për të nderuar të gjithë ata qytetarë shqiptarë që rrezikuan jetën e tyre në shpëtimin e hebrenjve, u përuruan lulishtja “Të Drejtët midis Kombeve”.
75 familje shqiptare janë renditur mes “Të drejtëve midis Kombeve” në Qendrën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Ministri Bushati dhe Ambasadori i Izraelit në Tiranë, gjatë inaugurimit të parkut, vunë në dukje gjestin fisnik të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjate ditëve të errëta të Luftës së II-të Botërore.
Sigal