Diskutohet ligji për strehimin social

647
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi nen për nen projektligjin “Për strehimin social”. “Me kërkesë të kryetarit të komisionit kemi bërë një studim të të gjitha raporteve dhe rekomandimeve, që i janë bërë shoqërisë shqiptare lidhur me strehimin social, të grupeve të posaçme siç janë romët, egjiptianët, rastet e dëbimit dhe zhvendosjes. Për transparencë do të doja t’ju bëja me dije së në adresë të komisionit të çështjeve ligjore ka mbërritur opinioni dhe rekomandimet konkrete nga Avokati i Popullit, nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Shoqata për Autonominë Vendore, Komisioni Shqiptar i Helsinkit, Qendra për nisma ligjore qytetare, Unioni Gjyqësor Shqiptar, Lëvizja rome dhe egjiptiane, Fondacioni “Shoqëria e Hapur”. Të gjitha këto i kemi marrë një për një. Një pjesë e tyre janë reflektuar në amendamentet që keni përpara “, u shpreh Vasilika Hysi, relatore e projektligjit. Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e konsideroi ligjin e ri “Për strehimin social” si të tepërt e të panevojshëm. Deputetët e komisionit vijuan më pas me diskutimet dhe sugjerimet për secilin nga nenet e projektligjit. Për shkak të volumit të lartë të neneve dhe intensitetit të diskutimeve, seanca u ndërpre përpara shqyrtimit dhe miratimit të nenit të tridhjetë të projektligjit, ndër njëzetë e nëntë nenet e para të projektligjit gjetën miratimin e komisionit.
Sigal