Disa lagje të Vlorës nën ujë, lumi Vjosa në rrezik potencial gjatë natës

109
Shirat e rrëmbyer që kanë pushtuar vendin kanë nisur të përmbytin edhe disa zona në qytetin e Vlorës . Deri më tani nën ujë gjenden rrugët lidhëse me bulevardin Vlorë-Skelë, ajo e lagjes “Pavarësia” , “28 e 29 Nëntori” , një pjese e lagjes 1 dhe 24 Maji etj . Autoritetet pranojnë se orët në vijim do të jenë kritike. Aktualisht hidrovori i Vlorës dhe Akernisë janë në kondicione të plota pune.

Furnizimi me energji elektrike ka munguar vetëm në zonën e Rradhimës dhe Orikumit, nuk prezantohen probleme në Vlorë. Prurjet e Vjosës janë në monitorim, ndërsa ekziston mundësia për agravim të situatës gjatë orëve të natës . Ndërkohë në Bashkine e Selenicës kanë nisur të shfaqen problemet e para, kryesisht në toka bujqësore. Dhjetra hektarë gjenden nën ujë për shkak të vërshimit të përrenjve. Agjinatura e Vjosës ka pësuar disa dëmtime në afersi të fshatit Armen.