Dimri po troket, ja çfarë do ndodhë me temperaturat

871
Për tre ditët në vijim do të ketë ndërprerje të reshjeve të shiut. Sipas meteorologëve do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe ulje të temperaturave. Gjatë fundjavës do të ketë vranësira dhe reshje shiu të izoluara, sidomos në veri të vendit. Ama mos prisni temperatura të larta, pasi fillimi i javës tjetër do të sjellë një dimër të vërtetë. Prej mbrëmjes së të dielës duhet të përgatitemi për një dimër arktik me reshje dëbore e temperatura shumë grade nën zero. “Termometri do të shënojë -6 apo -7 gradë në zonat malore në mëngjes dhe zonat e ulëta mund të jenë në 0 gradë, por dhe në vlera negative”, thonë meteorologët.
Sigal