Digjet një shtëpi në qendër të Tiranës

172
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryeqytet.

Burime paraprake bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në një shtëpi private në rrugën “Hoxha Tahsin”.

Momentalisht mbetet e paqartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.