Digjet një makinë në Memaliaj

661
Sigal

Një automjet tip Benz me targa GJ 4113 A është djegur gjatë natës në lagjen numër 4 të qytetit të Memaliajt.

Në vendngjarje shkuan forcat e zjarrfikësve, të cilët vendosën nën kontroll flakët. Automjeti në pronësi të qytetarit me iniciale Xh.B u dogj tërësisht.

Makina ishte parkuar pranë furrës së bukës dhe nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti mori flakë aksidentalisht.