Digjet një apartament në qytetin e Sarandës

489

Sigal

Digjet një apartament në qytetin e
Sarandës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar.
“BalkanWeb’ ka siguruar një video, ku shihet qartë se një banesë në katin e
dytë të një pallati ‘përpihet’ nga zjarri.

 

Sakaq, zjarrfikësja ndodhet në vendin e
ngjarjes, pasi flakët kanë vënë në rrezik edhe katet e tjera të pallatit.
Ndërkohë, deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.