Digjet makina e kryebashkiakut shqiptar, flasin dëshmitarët

448
Sigal

Grupi hetimor në Vlorë po vijon punën për të zbuluar nëse makina e kryebashkiakut Dritan Leli është djegur qëllimisht apo ka qenë aksidentale.

Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dëshmitarët pohojnë se kanë parë dy persona me motorë.

Në vendin e ngjarjes janë parë dy motorë dhe sipas dëshmitarëve njëri është larguar kurse tjetri ka pritur deri në momentin që makina shpërtheu në flakë.

Grupi hetimor është duke kqyrur edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar personat.

Makina tip ‘Range Rover’ që përdorej nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u shkrumbua nga flakët në lagjen ‘Lef Sallata’ dje dhe si pasojë e flakëve nga zjarri u përfshi edhe një automjet tjetër që ka qenë afër tip ‘Ford’ në pronësi të B.A.

Vetë Leli është shprehur për se po përballet me një problem serioz familjar dhe se kjo ngjarje nuk i intereson.