Digjet kabina në zonën e Astirit, banorët mbesin pa energji elektrike

575
Sigal

Një kabinë është djegur pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, duke u bërë shkak edhe për ndërprerjen e energjisë elektrikë tek abonentët që furnizoheshin nga kjo kabinë.

Sipas OSHHE kabina është djegur në orën 15:00, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Grupi i avarisë së OSHEE është në terren dhe po punon për rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike.