Digjet gjatë natës flamuri grek brenda zyrave të OMONIA-s në Sarandë

537
SARANDË­- Në zyrat e organizatës OMONIA-s në Sarandë është diegur flamuri grek gjatë natës. Këtë fakt e ka denoncuar kreu i organizatës OMONIA­, Leonidha i cili shpjegon se se flamuri është djegur gjatë natës, ndërsa nuk dihen autorët e këtij akti.
“Nuk e dimë kush e kreu këtë akt. Këto janë veprime të errëta, për të prishur marrëdhëniet mes vendeve. E kemi parë flamurin të diegur në oborr kur hapëm zyrat”, ka thënë Papa, i cili ka dënuar këtë akt. Ndërkohë që është bërë denoncim dhe policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetime.
Flamuri grek ka qenë në mes të flamurit shqiptar dhe flamurit të BE­-së në zyrat e OMONIA­s.
Sigal