Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

101

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 17ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25 ºC dhe në zonat bregdetare nga 18C në 27ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4-5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 16ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 21ºC.