Didi: Bashkëpunim me shkollat, Shërbimet Sociale dhe Policinë për parandalimin e krimit

523
Sigal

Ditën  e sotme në ambjentet e Hotel Doro u zhvillua hapja e Seminarit të trajnimit ”Për parandalimit i krimit dhe bashkëpunimin më shkollat, Shërbimet Sociale dhe Policinë”.

 Të ftuar dhe pjesëmarës në këtë takim ishin Zv.Ministri i Brendshëm Z. Ilir Mustafaraj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z.Artan Didi, Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror Znj. Etleva Bisha , Drejtoresha e Arsimit Tiranë Znj.Mimoza Kuqi, Zv.Drejtori i Policisë Z.Altin Qato, përfaqësues të departamentit të parandalimit të krimit në Kopenhagen dhe Malmoes si dhe e drejtues të arsimit dhe policisë.

 Qëllimi kryesor i këtij seminari ishte në drejtim të bashkëpunimit shërbim  social, arsim dhe policisë. Përgjatë takimit theksi u vë në drejtim të ngritjes së një rrjeti lokal, i cili të kontribuojë për parandalimin e të krimit në jetën e përditshme të fëmijëve dhe të rinjve ku me anë të tij të kapen sinjalet e rrezikut sa më shpejt dhe me efikasitet që të jetë e mundur.

 Shkolla, shërbimi social dhe policia janë të detyruara të ndërmarin një aktivitet sa më të gjërë në fushën e parandalimit të krimit. Këta tre organizma zotërojnë njohuritë duhura si dhe kontaktet e ngushta me fëmijet dhe të rinjte në zonën lokale ku këta të fundit jetojnë.

Që të kemi angazhimin e duhur dhe efektiv në luftën kundër krimit tek të rinjt, natyrshëm duhet që këta tre organizma të lartpërmendura të përdorin tërë eksperiencën e tyre në lidhje me fëmijët dhe përkujdesjen ndaj tyre. Në këtë marrëdhënie, vëmëndja kryesore përqëndrohet në identifikimin e shkaqeve që çojnë fëmijët dhe të rinjte drejt një krimi.

Më tej nga Ekspert të Departamentit të Kopenhagen u theksua, bashkëpunimi mësë miri i këtyre tyre tre organizmave për të vepruar kundër kësaj pozite të fëmijëve dhe të rinjve dhe nëpërmjet aktiviteteve përpiqen të ndryshojne këto sjellje problematike të tyre. Shpesh metoda e përdorur është ajo motivuese duke i vendosur këta fëmijë e të rinj në marrëdhënie pozitive me të rriturit dhe duke i angazhuar në klube të ndryshme, aktivitete sportive, vizitë në shtëpi, punë në rrugë me individë dhe grupe etj.

Specifikja ose e veçanta e kësaj përbërje qëndron në faktin që organizma të ndryshme si shkolla, shërbimi social dhe policia bashkëpunojnë me të vetmin qëllim: sigurimin e një jetë dhe mirëqenie më të mirë për fëmijët dhe të rinjtë duke i mbajtur ata larg krimit dhe shoqërisë së keqe.       

Çfarë arrihet dhe përftohet nga ky bashkëpunim :

Ky bashkëpunim shënon një dimension të ri të punës së përditëshme

·         Të gjithë duhet të jemi sa më të ndërgjegjshëm për mënyrën si të veprojmë e reagojmë ndaj problemeve

·         Ky bashkëpunim krijon kuptim dhe njohuri më të gjëra për organizmat e tjera

·         Policia të jetë më shërbyese dhe sa më pranë popullatës

·         Shkolla të jetë më e hapur dhe të marrë përsipër detyra të tjera veç mësimit

·         Nga ky bashkëpunim midis këtyre organizmave dhe komunitetit do të përfitojë shoqëria 

 

Një masë tjetër për ndërtimin e besimit do të ishte hapja me komunitetet në një mënyrë jofrikësuese përmes ditëve të hapura me policinë dhe vizita në ambientet lokale ku pjesëtarë të komunitetit ndihen rehat dhe të sigurt. Në këto raste, policia duhet të dëgjojë ankesat dhe shqetësimet e komunitetit, t’i edukojë ata rreth politikave dhe detyrave të policisë të lidhura me zgjidhjen e problemeve.

Në implementimin e stilit të ri të policimit, prezantimi dhe simbolizimi janë jetikë për të dhënë sinjalin e ndryshimit në komunitet. Patrullat këmbësore të drejtuara nga komandantë të policisë së zonës do të ishin gjithashtu shumë simbolike, duke dërguar një mesazh të fortë te komuniteti për interesin dhe angazhimin nga ana e niveleve të larta ndaj policimit në komunitet.