Didi ballafaqim në Prokurori me ish-shefin e Interpol

487
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ndodhet në Prokurori, ku do ballafaqohet me ish-shefin e Interpolit, Artan Bajraktarin. 
Ballafaqimi i cili ka nisur në orën 10:30, po bëhet për fletë-arrestin e Belgjikës për arrestimin e deputetit Mark Frroku, për të cilën Bajraktari tha se e kishte njoftuar Didin për këtë kërkesë, por ky i fundit e ka mohuar diçka të tillë. 
Të dy ish-zyrtarët e lartë të policisë po merren në pyetje nga prokurorja Sonila Muhametaj. Në deklarimet e ndara dhënë për Prokurorinë me heret, ish-shefi i Interpolit ka deklaruar se e kishte njoftuar Didin per urdherin e ardhur nga shteti belg per arrestimin e deputetit Frroku, fakt ky që është mohuar nga ky i fundit.
Sigal