Sigal

Një bandë hajdutësh minorenë është shkatërruar nga Policia e Dibrës.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për: M. Z., 16 vjeç, Xh. K., 15 vjeç, A. B., 25 vjeç,  G. A., 15 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi. 

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin më datë 16. 12. 2018, në qytetin e Peshkopisë  kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S., 65 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Xh. K., është autori i dyshuar i një tjetër vjedhjeje, ku në datë 14. 12. 2018, ka vjedhur dyqanin e rrobave në pronësi të shtetasit A. H, 53 vjeç.

Komisariati i Policisë Dibër

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

M. Z., 16 vjeç, Xh. K., 15 vjeç, A. B., 25 vjeç,  G. A., 15 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin më datë 16. 12. 2018, në qytetin e Peshkopisë  kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S., 65 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Xh. K., është autori i dyshuar i një tjetër vjedhjeje, ku në datë 14. 12. 2018, ka vjedhur dyqanin e rrobave në pronësi të shtetasit A. H, 53 vjeç.

Materialet hetimore do ti referohen  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.