Dibër/ Pritë me armë zjarri 41-vjeçarit që udhëtonte me makinë, në pranga autori

502
Sigal

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një shtetas që rezultonte i shpallur në kërkim për tentativë për vrasje.

Bëhet fjalë për të ndaluarin me iniciale M.T., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i radhitur në listën e të kërkuarëve, pasi me datë 16.06.2019, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.T, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.