Dibër, konfliktohet me prokurorin për parkimin, arrestohet 53-vjeçari

559
Policia e Dibrës ka arrestuar një 53-vjeçar, pasi ai u konfliktua fizikisht me një prokuror të këtij rrethi. Mësohet se në pranga ka rënë Arben Zeqja, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për vëllain e tij, punonjës i sigurisë i Gjykatës Dibër. 53-vjeçari Arben Zeqja akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim dhe goditja e Prokurorit dhe Gjykatësit”.
Ndërkohë, shtetasi me iniciale T. Z, 56 vjeç, me detyrë punonjës i sigurisë në Gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Goditjes për shkak të detyrës”. Këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin për shkak të një konflikti të çastit janë konfliktuar me Prokurorin pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër, shtetasin T.D, në sheshin e parkingut të automjeteve të Gjykatës së rrethit Dibër.
Mësohet se 53-vjeçari kishte parkuar automjetin e tij privat në parkingun e Prokurori- Gjykatës, ku më pas kishte parkuar edhe Prokurori, duke i bllokuar rrugën shtetasit të arrestuar. Zeqja është konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht me Prokurorin, por pa i shkaktuar dëmtime fizike Prokurorit, ku në konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij që punon në gjykatë. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Sigal