Sigal

Tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter i cili tronditi vendin një ditë më parë, ka shkaktuar dëme të shumta në banesa në Qarkun e Dibrës.

Fax News raporton se 235 banesa janë të dëmtuara në të gjithë qarkun, ndërsa Bashkia e Matit është më e prekur nga pasojat e lëkundjeve sizmike.

Në këtë zonë rezultojnë 90 shtëpi të cilat kanë pësuar dëmtime si çarje të mureve dhe tavaneve.

Mati, Klosi e Dibra, ishin qytetet që u prekën më së shumti nga lëkundjet e forta të tërmetit.

Më e dëmtuar është njësia administrative Macukull, ku pritet të mbërrijë dhe kreu i Emergjencave Civile  Haki Çako.

Dhjetra familje kanë fjetur në qiell të hapur, për shkak se banesat kanë pësuar dëmtime të shumta.

Një lagje në fshatin Dukagjin është izoluar, për shkak se është shembur një pjesë e malit dhe është bllokuar rruga.