Dhunuan bashkëshortet në sy të fëmijëve, arrestohet lushnjari dhe fieraku

496
Sigal

Dy persona, një lushnjar dhe një fierak kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë dhunuar bashkëshortet e tyre, madje edhe në sy të fëmijëve.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit A. Th., 40 vjeç, banues në Lushnje dhe I. M., 44 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i plotë:

Ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A. Th., 40 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka përndjekur bashkëshorten e tij, shtetasen B. TH., 40 vjeçe, banuese në Fier (të cilët janë në proces divorci) si edhe ka kërcënuar djalin e tyre të mitur 13 vjeç.

  • I. M., 44 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në prani të fëmijëve të tyre të mitur ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. M., 30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Përndjekja”