Dhunonte gruan, në pranga 51 vjeçari në Fier

462
Sigal

Një 51 vjeç është vënë në prangat e policisë pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në Fier.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.G., 51 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.G., 44 vjeçe.