Sigal

Mirela Bodini, mësuese e shkollës fillore në Sarandë, është shkarkuar nga puna.

Kjo e fundit u shfaq në një video në emisionin “Stop” teksa dhunonte fizikisht nsënësit e klasës së parë.

Drejtoria e shkollës 9-vjeçare në Lukovë dhe komisioni i disiplinës morën vendimin për shkarkimin e saj nga puna.

Po kështu është marrë masa e paralajmërimit për pushim nga puna për edukatoren Anila Stamati, e cila duket në video dhe nuk reagon teksa Bodini dhunonte të miturit.