Dhunoi një person në bashkëpunim dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 25-vjeçari

68

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin, B.H., 25 vjeç,  banues në Elbasan,  si dhe u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi, A.B., 19 vjeç,  banues në Elbasan, pasi në fshatin Mengël , të këtij rrethi, këta shtetas  në bashkëpunim me njëri tjetrin për motive të dobëta kanë  kanosur me sende të forta një person me inicialet A.Ll.

25-vjeçari B.H, më pas është larguar  nga  vendngjarje me mjetin e tij  dhe në lagjen “5 Maji” Elbasan, është përplasur me borduren e rrugës.

Gjatë shoqërimit për në Polici, ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.