Dhunoi fizikisht të birin në banesë, prangoste në flagrancë babai

511
Sigal

Një baba 54-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agush Gjergjevica” në Tiranë.

Burime zyrtare thanë se personi me inicialet B. M., akuzohet se ka rrahur 27-vjeçarin me inicialet M. M.

Njoftimi i Policisë

Më datë 24. 06. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Agush Gjergjevica”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit M. M., vjeç 27. Neni 130/a i Kodit Penal.