Dhunohet mjeku në Peqin, arrestohet 32-vjeçari

560
Sigal

Një 32 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Peqinit pasi ushtroi dhunë ndaj një mjeku të spitalit rajonal.

Sipas policisë 32-vjeçari A.K. kishte shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ushtroi dhunë ndaj mjekut Y.T.

Pas marrjes së njoftimit, Policia e Peqinit shkoi menjëherë në vendngjarje, ku bëri arrestimin në flagrancë të autorit.