Dhunë në familje dhe grabitje, tre të arrestuar në 24 orë në Berat

498
handcuffs
Sigal

Policia e Beratit bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim dhe ka vënë në pranga dy të tjerë, të kapur në kushtet e flagrancës.

Uniformat blu kanë informuar se tre shtetasit e arrestuar akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht për dhunë në familje dhe vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Berat

Strukturat e Komisariatit Policisë Berat janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë arrestuar në flagrancë, konkretisht:

U bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Xh.S, 16 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
U arrestuan në flagrancë shtetasit:

D.Ll, 18 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, pasi gjatë kontrollit fizik nga patrulla e policisë iu gjet një dorezë hekuri.
E.D, 35 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe i ka marrë një sasi lekësh shtetasit E.Ç, 47 vjeç.
Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.