Dhunë ndaj policit, transport emigrantësh, vjedhje makine, arrestohen tre persona në Tiranë

425
Sigal

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit, ka vënë në pranga tre persona, për vepra të ndryshme penale.

Një 23-vjeçar me iniciale S.C., është arrestuar nga forcat e Komisariatit numër 1, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” pasi në rrugën “Sotir Kolea”, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme pesë shtetas të huaj marokenë në drejtim drejt Shkodrës, me qëllim destinacionin final vendet e BE-së.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasi A. K.,29 vjeç, banues në Paskuqan, Kamëz pasi në rrugën “Isuf Elezi” ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Qarkullimit Rrugor.

Po kështu nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi L. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu” ka tentuar të vjedhë një automjet dhe në momentin që shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 4 janë afruar, ka tentuar të largohet duke lënë automjetin e tij i cili u bllokua së bashku me disa sende të automjetit të cilin tentoi të vidhte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.