Dhunë ndaj bashkëshortes, nënës dhe vajzës, në pranga tre shtetas

556
Tre shtetas kanë rënë në pranga të policisë pasi kanë ushtruar dhunë në familje.
Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë, shtetasin A.S, 57 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas në banesën ku jeton me nënën e tij, në lagjen ” 10 Korriku”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, shtetases G.S., 75 vjeçe. 
Ndërkohë që një tjetër rast dhune është shënuar edhe në Sarandë, ku është arrestuar shtetasi me iniciale A.N, 42 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas që prej një viti dhe në vazhdim ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës së tij, shtetases Xh.N., 15 vjeçe.
Rasti i tretë është shënuar në Dibër, ku u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale L. J, 39 vjeç, banues në Peshkopi. Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes shtetases R.J, dhe ndaj fëmijëve të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, dhe “Keqtrajtim psikologjik i të miturve”, parashikuar nga nenet 130/a/4, 124/b/1, të Kodit Penal.
Sigal